Lajme
Përfundoi votimi me postë, nga diaspora vetëm 800 zarfe!
Edhe në këto zgjedhje është vërejtur një interesim i vogël i bashkatdhetarëve për të votuar. Numri i të regjistruarve ka qenë rreth 3390, ndërsa janë pranuar 800 zarfe me postë
Në mesnatë është mbyllur votimi nëpërmjet postës për qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë, ndërsa sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në mesnatë janë pranuar gjithsej 800 zarfe. Kjo dëshmon se edhe në këto zgjedhje, është vërejtur një interesim i vogël i bashkatdhetarëve për të votuar.
Sipas zyrtarëve të KQZ-së, bashkatdhetarët janë në listat e votuesve dhe ata mund të marrin pjesë në zgjedhje nëse vijnë fizikisht në Kosovë ditën e diel.
Ndërsa në votimin nëpërmjet postës kanë pasur të drejtë vetëm ata bashkatdhetarë që janë regjistruar dhe certifikuar nga KQZ deri më 19 maj. Sipas zyrtarëve të KQZ-së, nga 4000 mërgimtarë sa kanë bërë kërkesën për të votuar me postë, vetëm 3390 prej tyre janë licencuar nga ky institucion.
Enis Halimi është kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së. Ai tha për Albinfo.ch se nga Serbia deri me datën 6 Qershor 2014, janë pranuar 12 990 zarfe me fletëvotime. “Këto pako janë pranuar në postën e qytetit të Nishit në Serbi, ku stafi i KQZ-së së bashku me OSBE-në ka bërë transportimin e tyre në selinë e KQZ-së”, tha ai.
Ndërsa, sa i përket pakove me fletëvotime nga diaspora, në fahun postar të KQZ-së dhe me postën e shpejtë, sipas tij, deri më tani janë pranuar rreth 800 pako. “Deri me datën 6 Qershor 2014, numri i pakove të pranuara nga jashtë (Serbia dhe diaspora) është 13 790”, deklaroi Halimi.
Disa bashkatdhetarë ndërkaq janë shqetësuar sa i përket pranimit të fletëvotimeve me postë. Ata kanë njoftuar edhe “Albinfo. ch” se kësaj radhe procesi i votimit ka qenë më i komplikuar, ndërsa shqetësime ka pasur nëse do të pranohen apo jo fletëvotimet që nxirren nga interneti.
“Fletëvotimet e shkarkuara nga interneti janë valide për votuesit jashtë Kosovës, pavarësisht nëse janë me ose pa ngjyra, apo nëse janë të formatit A4 ose A3” deklaroi për Albinf.ch, Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai po ashtu tha se procesi i votimit ka qenë i rëndomtë, pa asnjë komplikim.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka punuar jashtëzakonisht shumë që të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës t’iu krijojë kushtet për të votuar. Procesi i votimit përmes postës nuk është një proces i komplikuar, pasi është i ngjashëm me zgjedhjet e kaluara”, deklaroi ai.
Mirëpo Elezi tha se për bashkatdhetarët që nuk janë regjistruar, ekziston mundësi të votojnë në Kosovë në ditën e zgjedhjeve.
“Ata që janë të regjistruar në Regjistrin Qendror Civil, por që jetojnë përkohësisht jashtë Kosovës, mund të votojnë në mënyrë të rregullt. Pra mund të votojnë personalisht në Kosovë në ditën e zgjedhjeve”, tha Elezi.
Edhe në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013, është vërejtur një pjesëmarrje e vogël e mërgimtarëve në zgjedhje. Vetëm 1500 bashkatdhetarë u regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, që gjithashtu ishte shpëputhje radikale me numrin e bashkatdhetarëve në diasporë.
Kjo pjesëmarrje kaq e vogël e diasporës në këtë zgjedhje, në Kosovë është arsyetuar me mungesën e informimit të mërgatës për t’u regjistruar në listave zgjedhore. Madje është thënë se natyra e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, e limiton teknikisht periudhën e regjistrimit të mërgatës në listat e votuesve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale Konsumatorët zviceranë janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për kostot kur bëhet fjalë për shërbimet dixhitale,... -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore











