Shkurt.ch
Përgatitet hapja e qendrave të reja federale të azilit
Vendimi i qeverisë për hapjen e qendrave nacionale të azilit në gjashtë pika të Zvicrës është në rrugë për t`u realizuar.
Por, nga tri qendrat për të cilat është vendosur, vetëm për njërën dihet saktësisht vendi. Bëhet fjalë për pikën e paraparë në Zvicrën lindore. Ndërsa për qendrat tjera pritet të mësojmë “gjatë muajve të ardhshëm” thonë në Zyrën Federale për ndërtim dhe logjistikë.
Sipas zyrë në fjalë janë duke u kërkuar ekspertë kompetentë për përshtatjen e objekteve ekzistuese për shndërrim në qendra azili.
Sa i përket Zvicrës lindore, dy qendrat tashmë dihen: Altstätten të Cyrihut ku është planifikuar një ndërtesë e re dhe në Kreuzlingen të Thurgaut ku bëhet një përshtatje objekti.
Në pesë regjionet tjera të azilit (Zvicra është e ndarë në gjashtë regjione të tilla) janë duke u kërkuar vendet e përshtatshme.
Ai që dihet përafërsisht është numri azilkërkuesve që pritet të strehojnë qendrat në regjionet përkatëse. Kështu, në regjionin e Zvicrës veriperëndimore do të ketë 350 vende strehimi dhe 111 vende të reja pune. Në Zvicrën qendrore 340 vende për strehim dhe rreth 22 vende pune. Ndërsa në Zvicrën jugore, në qendrën në kantonin e Ticinos pritet të ketë vend për 350 azilkërkues dhe për 82 të punësuar.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











