Shkurt.ch
Përgjigjet Sommaruga: Nuk e ndryshojmë politikën ndaj eritreanëve
Nuk qëndron ajo që thuhet në letrën e Qeverisë së Kantonit të Lucernit se "secili azilkërkues nga Eritrea fiton statusin e refugjatit
„Se çfarë mbrojtje u ofrohet refugjatëve nga Eritrea, kjo nuk është çështje e politikës por e drejtësisë”. Kjo është përgjigja e Ministrisë për Drejtësi dhe çështje policore (EJPD) për letrën e dërguar nga qeveria e kantonit të Lucernit, e cila kërkon që refugjatëve nga Eritrea të mos u njihet statusi i refugjatëve.
Me këtë përgjigje, ministria në fjalë ka bërë me dije se e hedh poshtë kërkesën që përmban letra në fjalë. Me fjalë tjera, kjo ministri nuk e ka ndërmend të ndryshojë praktikën e saj në qasje me azilkërkuesit nga Eritrea.
Për më tepër, saktëson ministria në përgjigjen e saj, nuk qëndron ajo që thuhet në letrën e Qeverisë së Kantonit të Lucernit se “secili azilkërkues nga Eritrea fiton statusin e refugjatit. “Rreth gjysmës së azilkërkueseve eritreanë që kanë gjetur strehim në Zvicër nuk u është njohur edhe statusi i refugjatit por vetëm një status i përkohshëm (F) ka thënë ministrja Sommaruga duke hedhur poshtë dhe demantuar kërkesën e bërë nga kantoni i Lucernit.
Në mediet e të mërkurës është publikuar përmbajtja e një lere që në emrin e qeverisë së Kantonit të Lucernit ia ka dërguar ministres së drejtësisë Sonetta Sommaruga ministri kantonal Guido Graf. Në atë letër kërkohet që azilkërkuesve nga Eritrea të mos u njihet azili në Zvicër pasi që ata janë refugjatë ekonomikë dhe njerëz që kanë refuzuar të kryejnë shërbimin ushtarak në vendin e tyre. Asnjërës nga këto kategori nuk i takon azili, thuhet veç terash në letër.
Letrën nga Lucerni e ka kritikuar edhe organizata që mbron të drejtat e e refugjatëve Flüchtlingshilfe (SFH). Një zëdhënës i SFH ka thënë se nuk është detyrë e qeverisë së Lucernit që të bëjë kategorizimin e azilkërkuesve sipas vendit të prejardhjes sepse për këtë gjë ekzistojnë specialistët. Kjo që po bëhet është më tepër pjesë e luftës zgjedhore që ministri për punë sociale në kantonin e Lucernit, Guido Graf dëshiron ta bëjë në favor të partisë së tij.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni













