Lajme
Përkeqësohet situata energjetike dhe nisin mungesat e furnizimit me ujë
Situata e furnizimit me energji elektrike është më e keqe se vitin e kaluar, kur kishte një njësi aktive në TC “Kosova A” dhe vendi nuk ballafaqohej me temperatura të larta dhe ekstrem
Për dy ditë me radhë Kosova po përballet me një situatë shumë të vështirë energjetike, për shkak të ndërprerjes së paplanifikuar të prodhimit të energjisë në Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës (KEK). Burime zyrtare nge KEK-u i kanë thënë të enjten Radio Kosovës se situata e furnizimit me energji elektrike është më e keqe se vitin e kaluar, kur kishte një njësi aktive në TC “Kosova A” dhe vendi nuk ballafaqohej me temperatura të larta dhe ekstreme.
Po ashtu për situatën e vështirë energjetike ka njoftuar edhe Kompania për Furnizim me Energji Elektrike, e cila përmes një komunikate për shtyp bënë të ditur se Kosova është e detyruar të importojë energji elektrike që është e disponueshme në treg, por me çmim shtatë herë më të shtrenjtë se ai i zakonshmi.
Përveç mungesës së energjisë elektrike, qytetarët e Kosovës në këto temperatura të larta, po përballen edhe me reduktime të ashpra të ujit të pijshëm. Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arieta Mjeku, ka thënë se ashpërsimi i reduktimeve të ujit po ndodh për shkak të keqpërdorimit të ujit, ndërkaq, sipas saj rezervat në liqene ende janë në kuota normale.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










