Shkurt.ch
Përkundër rreziqeve, nuk hiqet dorë nga shpimet gjeotermike
"Është akoma herët të flitet për dështimin e energjisë gjeotermike në Zvicër. Duhet së pari të priten rezultatet e analizës e mandej të flitet për pasojat"
Berna zyrtare nuk heq dorë nga stimulimi i mënyrave alternative të përfitimit të energjisë, përshirë këtu edhe shpimet e thella për energji gjeotermike. Kjo u bë e ditur pas tërmetit të djeshëm që u konstatua se erdhi si pasojë e një shpimi të tillë, të bërë në thellësi prej 4 mijë metrash në St. Gallen. Ndonëse punimet përkohësisht janë ndërprerë, Qeveria e Zvicrës këmbëngul për krijimin e kushteve për plotësimin e 5 deri 10% të nevojave me energji, nga toka.
Sipas Marianne Zünd, zëdhënëse e Entit Federal për Energji (BFE) “është akoma herët të flitet për dështimin e energjisë gjeotermike në Zvicër. Duhet së pari të priten rezultatet e analizës për rastin e mandej të flitet për pasojat e mundshme” , shkruan tagblatt.ch.
Ajo ka shtuar se rasti ë ka ndodhur në St. Gallen nuk është e thënë të ndodhë edhe në vendet tjera ku ka shpime të tilla. Kjo varet nga përbërja e tokës dhe elemente të tjera. Por, sidoqoftë secili projekt pionier përballet me vështirësi të fillimit dhe me të panjohura, pasi që teknologjia përkatëse është ende në zhvillim e sipër.
Krahas projektit në St. Gallen, në fazë të ngjashme ndodhet edhe një tjetër në Lavey les-Bains.
Zünd ka thënë se edhe nëse detyrohet të heqë dorë nga energjia gjeotermike, Zvicra do të arrijë ta kompensojë atë. Sipas planeve të BFE-së, Zvicra në vitin 2050 do të ketë nevojë për 60 terawat orë energji. Energjia gjeotermike do të përbëjë rreth 6% në këtë sasi.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror -
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar












