Lajme
Përleshen protestuesit dhe policia, lëndohen dy gazetarë
Dy gazetarë të lënduar, disa protestuese dhe policë po ashtu të lënduar është bilanci I protestave të sotme e punëtorëve të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) para Kuvendit, të përkrahur nga deputetët e Vetëvendosje.
Policia ka përdorur gazin lotsjellës për të ndal protestuesit të cilët kundërshtojnë privatizimin e PTK-së. Dy gazetarët e lënduar – Saranda Rama e KTV-së dhe Arton Mulliqi i RTV 21 janë bartur në QKUK, ku janë në trajtim mjekësor pas lëndimeve të mara gjatë përleshjes midis protestuesve dhe policisë.
Punëtorët e PTK-së, të organizuar nga Sindikata e saj, po tentojnë të hynë në ndërtesën e Kuvendit për të kundërshtuar shitjen e kësaj kompani më profitabile publike, pas votimit të buxhetit nga deputetët e Kuvendit.
Protesta po vazhdon, ndërsa ndërtesën e Kuvendit po mbrohet nga Njësia Speciale e Policisë dhe karabinierët italianë.
Deri më tani, sipas raportimeve të mediave, janë arrestuar disa protestues, ndërsa drejtuese të Sindikatës po kërcënohen se do të radikalizojë veprimet, nëse nuk hiqet nga Ligji për buxhetin privatizimi i PTK-së.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka pranuar të takojë një delegacion të sindikalistëve të PTK-së, të udhëhequr nga Milazim Alshiqi.
“Protestuesit kanë hedhur shishe me ujë drejt zyrtarëve policorë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Arbën Beka.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë










