Shkurt.ch
Përshëndetja hitleriane mund t`u kushtojë ushtarëve me nga 3 vjet burg!
Përshëndetjet “hitleriane” dhe kryqi i thyer mund t`u kushtojë gjashtë ushtarëve zviceranë me burg deri në 3 vjet . Organet ushtarake të drejtësisë kanë nisur procedurën përkatëse
Siç është shkruar javën e kaluar edhe në albinfo.ch, gjashtë ushtarë zviceranë në Wangen an der Aare kishin bërë një përshëndetje hitleriane (me krahun e djathtë të ngritur lartë) duke pasur përpara një kryq të thyer nazist të vizatuar në tokë. Të gjitha këto i kanë fotografuar ndërsa fotografia i ka rënë në duar gazetës “SonntagsBlick” e cila e ka publikuar.
“Ushtarët kanë marrë dënimet e tyre disiplinore duke u arrestuar. Ata po qëndrojnë prej disa ditësh në arrest i cili zgjat së paku edhe gjatë kësaj fundjave”, ka deklaruar zëdhënësi i ushtrisë Mirco Baumann.
Tre nga ushtarët kishin pasur në plan që të vazhdonin punën në ushtri, eshë pas përfundimit të shërbimit ushtarak të detyruar, përcjell albinfo.ch. Dhe kjo gjë tash pas incidentit të rëndë do t`u pamundësohet, ka thënë Baumann. Por, shërbimin ushtarak të rregullt ata mund ta vazhdojnë deri në fund.
Organet juridike të armatës duhet që në kuadrin e procedurës të vendosin nëse fotografitë e përmendura duhet të kategorizohen si propagandë naziste ose jo. Nëse do të kategorizohen ashtu, atëherë gjashtë ushtarët i pret një dënim për diskriminim racor prej deri në 3 vjet.
Martine Brunscwig Graf, kryetare e Komisionit Federal kundër Racizmit e konsideron “skandaloze” sjelljen e ushtarëve të përmendur. Por, ky nuk është rast i veçuar, ka theksuar ajo. Në vazhdimësi kemi ekstremistë të djathtë në ushtri, ka thënë ajo për “SonntagsBlick”. Këtë javë do të zhvillohet një takim me këshillimoren për ekstremizmin në ushtri me ç`rast do të bisedohet se si të identifikohen më lehtë këta persona gjatë rekrutimit.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 Falë skanerëve të rinj CT që po instalohen në aeroportin e Cyrihut, shishet e ujit dhe... -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur













