Uncategorized
Personat mbi 55 vjeçarë nuk do të favorizohen në rast pushimi nga puna
Iniciativa kërkonte që punëdhënësi mund t`i pushojë ata nga puna vetëm nëse e bën të besueshme se nuk do t`i zëvendësojë nga punëtorë që do t`i kushtojnë atij më lirë
Komisioni Ligjor i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës ka vendosur që të punësuarit mbi moshën 55 vjeçare të mos favorizohen sa i përket pushimit nga puna, njofton srf.ch. Duke votuar kështu, ky komision ka hedhur poshtë një iniciatië parlamentare të Partisë Socialdemokrate (SP/PS).
Iniciativa në fjalë kërkonte mbrojtje nga shkakrkimi prej punës për personat mbi 55 vjeçarë, në rastet kur ata kanë punuar 10 e më shumë vite në të njëjtën ndërmarrje, transmeton albinfo.ch. Sipas iniciativës, punëdhënësi mund t`i pushojë ata nga puna vetëm nëse e bën të besueshme se ata nuk do t`i zëvendësojë me punëtorë që do t`i kushtojnë atij më lirë. Kundër kanë votuar 18 ndërsa pro iniciativës, vetëm 7 anëtarë të komisionit.
Iniciatorët, nismën e tyre e kanë arsyetuar me atë se një pjesë e madhe e atyre që për një kohë të gjatë janë të papunë, i takojnë moshës mbi 50 vjeçare.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?










