Sport
Pesë net pa gjumë të Ujkanit
“Leja nga FIFA për mua erdhi në orën 15:30 të së hënës, ndërsa në 20:45 fillonte ndeshja. Kisha pesë net pa vënë gjumë në sy duke pritur përgjigjen”, shprehet Samir Ujkani
Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ka përjetuar me shumë emocione këto ditë. Ai debutoi me Kosovën, duke barazuar me Finlandën, kurse lajmet e mira erdhën edhe nga skuadra e tij aktuale, Pisa, shkruan albinfo.ch.
Ai për uebfaqen “GianlucaDiMarzio.com”, ka rrëfyer këto ditë sesi kanë shkruar. “Deri para një jave as nuk i bënim dot lojtarët për të zbritur në fushë. Leja nga FIFA për mua erdhi në orën 15:30 të së hënës, ndërsa në 20:45 fillonte ndeshja. Kisha pesë net pa vënë gjumë në sy duke pritur përgjigjen. Më në fund ishte pozitive, dhe u lehtësova shumë”.
Pika e Kosovës ishte historike. “Vazhdojnë të më vijnë mesazhe pa pushim, qysh para ndeshjes. Në atdhe është një popull i tërë që e jeton këtë moment dhe jemi krenarë që u dhuruam këtë pikë historike. Është një ëndërr e bërë realitet, pasi para dhjetë vitesh qe e pamundur të imagjinohej se do të vinte një ditë kur do të luanim në kualifikueset e një Kampionati Botëror”, deklaroi Ujkani.
Madje, edhe trajneri i tij Genaro Gattuso i kishte shkruar. “Më shkroi para ndeshjes për të më pyetur për lejen. E dija që edhe ai ishte i interesuar të dinte si do të shkonte puna”.
Ai kishte folur me lojtarë që të vijnë të luajnë për Kosovën. “Kam folur me shumë prej tyre dhe u kam dhënë përshtypjet e mia. Kishte nga ata që thanë ‘jo!’, e të tjerë që pranuan të luajnë për Kosovën. Secili bën zgjedhjet e veta, por ne duam që të gjithë të vijnë të luajnë me ne”, thotë Ujkani.
Derisa ai ishte i grumbulluar te Kosova, skuadra e tij Pisa shpëtoi nga falimentimi. “Ishte çmenduri e vërtetë, por për fat kemi një grup të fortë që diti të rezistojë. Nuk ishte aspak i lehtë ai muaj pa Gattuson, u duk si një jetë e tërë. Por ne nuk e humbëm kurrë besimin”, rrëfen 28-vjeçari.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










