Sport
Pesë shqiptarë kundër Shqipërisë
Ferhan Hasani, Besart Ibraimi, Leonard Zhuta, Agim Ibraimi dhe Ezgjan Alioski janë futbollistët e ftuar nga Maqedonia për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Trajneri i kombëtares së Maqedonisë, Igor Angelovski ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për takimin e parë kualifikues të Botërorit 2018 ndaj Shqipërisë. Angelovski ka përfshirë në listën e tij me 18 futbollistë edhe tre yje të Shkëndijës së Tetovës, dy prej të cilëve janë shqiptarë, Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi. Futbollisti tjetër i Shkëndijës i përfshirë në listë është portieri maqedonas Zahov. Në përgjithësi janë pesë futbollistë shqiptarë që do të luajnë për Maqedoninë në këtë ndeshje, shkruan albinfo.ch.
Në listë trajneri ka përfshirë edhe tre futbollistë të tjerë shqiptarë të cilët janë Leonard Zhuta i Rijekës, Agim Ibraimi i Astanës dhe Ezgjan Alioski i Luganos.
“Jemi në prag të ciklit të ri kualifikues në të cilin pres që përfaqësuesja e Maqedonisë të shënojë rezultate më të mira në krahasim me dy ciklet paraprake. Pa marrë parasysh forcën e përfaqësueseve që kemi në grup besoj se këta futbollistë janë të gatshëm dhe kanë kualitet për të bërë këtë. Vëmendjen e kemi të kthyer nga ndeshja me Shqipërinë. Më gëzon forma momentale e të gjithë futbollistëve të ftuar dhe shpresoj se ditët e ardhshme do të kemi stërvitje të qeta dhe përgatitje kualitative pa lëndime. Hyjmë maksimalisht të angazhuar dhe do të mundohemi që këtë ta tregojmë në fushë me qëllim të hapim mbarë kualifikimet për Kampionatin Botëror”, ka thënë trajneri Angelovski në konferencën për shtyp.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane













