Shkurt.ch
Peshkaqeni shpëton njeriun nga vdekja!
Shumë më “normale” është që peshkaqni të mbysë njeriun, por ja që ndodhin edhe përjashtime. Një burrë nga Kiribati kishte humbur rrugën me barkën e tij nëpër Oqeanin Paqësor dhe për plot 15 javë kishte mbetur nën mëshirën e valëve, me barkën që nuk i punonte motori. Në fakt, shpëtimi nga peshkaqeni i kishte ardhur në mënyrë indirekte…
Ai ishte shtrirë i fjetur në dysheme të barkës kur goditja e një peshkaqeni ia kishte nxjerrë gjumin. Pikërisht në ato momente jo larg barkës së tij po lundronte një anije. Peshkatarët nuk do ta kishin vënë re barkën dhe njeriun sikur ai të mos ishte zgjuar dhe t`ua bënte me dije atyre gjendjen në të cilën ndodhej.
Teitoi 41 vjeçar ishte nisur nga fundi i muajit maj bashkë me mikun e tij nga kryeqyteti Tarawa i ishullit të tij Maiana. Udhëtimi që duhej të zgjaste dy orë u shndërrua në traumë, kur motori i barkës mbeti pa benzinë dhe të dy mbetën nën mëshirën e valëve. Mikui tij kishte vdekur në fillim të korrikut nga pasojat e dehidrimit. Por, për fatin e Teitoi, vetëm një ditë pas vdekjes së tij, kishte rënë një shi i madh dhe i kishte mbushur rezervat me ujë të pishëm.
Ndërsa shpëtimi i mrekullueshëm atij i erdhi nga fillimi i shtatorit, përmes peshkaqenit rreth dy metra të gjatë, i cili e zgjoi nga gjumi.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












