Sport
Petkoviq tregon pse nuk e ftoi Kasamin
Kapiten në Evropian do të jetë Stephan Lichsteiner, zëvendëskapiten Valon Behrami dhe kapiteni i tretë Granit Xhaka
Mungesa e Pajtim Kasamit në listën e Zvicrës ka shkaktuar shumë reagime në shtetin helvet. Mediat e Zvicrës janë habitur me vendimin e përzgjedhësit Vladimir Petkoviq, i cili vendosi që të mos e ftojë futbollistin shqiptar, i cili ndihmoi Olympiacosin të fitojë titullin në Greqi, madje në kohë rekord.
Petkoviq ka treguar arsyet që nuk e ka ftuar Kasamin. “Kasami ka pasur pak probleme. Unë kam pasur nevojë për një lojtarë të veçantë. Kam shumë lojtarë që luajnë në pozitën e tij në mesfushë. Po ashtu kam edhe Fabian Frey dhe Denis Zakaria”, ka thënë përzgjedhësi i Zvicrës.
Petkoviq gjithashtu ka bërë të ditur se kapiten në Evropian do të jetë Stephan Lichsteiner, zëvendëskapiten Valon Behrami dhe kapiteni i tretë Granit Xhaka.
Ndeshja e parën Zvicra do ta ketë ndaj Shqipërisë më 11 qershor, derisa më pas luan me Rumaninë dhe në fund me Francën.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












