Lajme
Petriç kundër ndarjes së Kosovës
Duhet të mendohet jashtë kutisë dhe të arrihet një zgjidhje për veriun. Ndryshe ndërtimi i shtetit në Kosovë nuk do të funksionojë
Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petrich, ka kërkuar ide më kreative për veriun e Kosovës dhe ka bërë thirrje që Prishtina e Beogradi zyrtar të tërhiqen nga qëndrimet e tyre parimore, për të mundësuar gjetjen e një zgjidhjeje për problemin.
Duke e përjashtuar ndarjen e veriut ai tha se duhet që të arrihet një zgjidhje për veriun përndryshe e gjithë puna në ndërtimin e shtetit në Kosovë nuk do të funksionojë.
“Unë do të favorizoja një përpjekje bashkëpunuese për të parë se për çka kanë nevojë njerëzit, se si mund të ndërlidhen formalitetet që kanë të bëjnë me Prishtinën dhe me nevojat e serbëve të cilat në një mënyrë duhet të ndërlidhen me Beogradin.
Unë nuk e besoj se do të ishte ide e mirë që të jem shumë specifik, por ajo që dua të them është se duhet të mendohet jashtë kutisë dhe të arrihet një zgjidhje për veriun përndryshe e gjithë puna në ndërtimin e shtetit në Kosovë nuk do të funksionojë”, tha Petrich.
Në një bisedë me BBC-në, ambasadori Petrich tha se bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit kanë të bëjnë me të ardhmen e rajonit si dhe me bashkëpunimin dhe normalizimin në mes të dyja vendeve.
Duke folur për raportin e të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, Petrich tha se në rast të mos ndriçimit të plotë të tij ai do të shndërrohet në “njollë” për reputacionin edhe të kryeministrit Thaçi, por edhe të Kosovës.
Kërkesën e faktorit ndërkombëtar për qeverisje me, siç është cilësuar, “duar të pastra në Kosovë” ambasadori Petrich e ka cilësuar si një parim të rëndësishëm për qeverinë e vendit dhe ka shprehur besimin e tij se udhëheqësit politikë në vend do ta respektojnë atë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











