Kultura
Petrit Çeku në festivalin “Next Generation”, Bad Ragaz, Zvicër
Në të njëjtën kohë Çeku mban edhe statusin e “artistit në rezidencë” në Bad Ragaz, vendin ku mbahet festivali
Kitaristi kosovar që ka krijuar një reputacion ndërkombëtar, Petrit Çeku, është njëri nga artistët me perspektivë që merr pjesë në festivalin “Next Generation” në Bad Ragaz të Zvicrës.
Festivali prestigjioz i cili mbahet për herë të pestë, hap perden sonte dhe vazhdon deri më 13 shkurt. Artisti ynë prezantohet më 9 dhe 10 shkurt.
Në mbrëmjen e 9 shkurtit, koncerti i tij fillon në orën 20.00. Kitaristi ynë do të ekzekutojë vepra të Jochan Sebastian Bach-ut, Dionisio Aguado-s dhe Joaquin Rodrigo-s.
Koncerti i dytë i Çekut mbahet më 10 shkurt duke filluar nga ora 11.
“Festivali në Bad Ragaz ka një frymë interesante dhe të magjishme. Këtu kam qenë edhe katër herë të tjera dhe jam ndjerë për mrekulli”, ka thënë kitaristi shqiptar nga Kosova, me qëndrim në Zagreb.
Në të njëjtën kohë Çeku mban edhe statusin e “artistit në rezidencë” në Bad Ragaz, ku mbahet edhe festivali. Në këtë cilësi, kahas tij është edhe violinisti rus, Yury Revich.
Pjesë e festivalit do të jenë 40 instrumentistë të rinj prej 10 deri 29 vjeç nga Zvicra dhe nga 20 vende tjera të botës
Petrit Çeku është një kitarist i ri por tashmë i dëshmuar nga Kosova që krijon në Kroaci dhe në Kosovë. Ai deri më tash ka dhënë shumë koncerte në vende të ndryshme të botës dhe ka fituar çmime të shumta ndërkombëtare.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027 UBS po përgatitet të njoftojë mijëra shkurtime të vendeve të punës. Sipas raportimeve të gazetës SonntagsBlick,... -
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë











