Shkurt.ch
Pierre Maudet, në favor të një policie frankofone
Dy muaj pas marrjes së detyrës në Gjenevë, Pierre Maudet përshkruan vizionin e tij për një polici të sigurisë që mbart përtej kufijve kantonalë. Ideja e një policie frankofone “nuk është tabu”, por duhet të paraprihet nga një politikë e përbashkët në pjesën perëndimore të Zvicrës.
Një vit më parë komandanti i policisë, Olivier Guéniat, (Jura) ishte deklaruar në favor të një bashkimi të forcave policore kantonale. “Kjo ide ka meritën të sjellë të paktën në shkallë përkatëse një përgjigje të duhur në lidhje me fonomene shqetësuese, siç janë dhuna në rrugë dhe përkeqësimi i krimit”, theson Këshilltari i Shtetit të Gjenevës i ngarkuar për çështjet e sigurisë, Pierre Maudet.
“Por, para se të shtrojmë një pyetje të tillë, ne së pari duhet të përcaktojmë një vizion të përbashkët politik në pjesën frankofone të Zvicrës, për ta kuptuar se ku jemi duke shkuar”, vlerësoi ai. Ndërsa përtërirja e konkordatit është në progres e sipër, “platforma që përfaqëson Konferencën e kryetarëve të departamenteve latinë të Drejtësisë dhe Policisë është jashtëzakonisht e rëndësishme, sidomos në aspektin e marrëveshjeve në lidhje me burgjet. Historikisht, Gjeneva nuk ka qenë gjithmonë një nxënëse e mirë. Unë dua që kjo të ndryshojë”, bëri të ditur Pierre Maudet.
Për t’u ballafaquar me krimin e “importuar” nga Franca fqinje, liberal-radikali i Gjenevës dëshiron që Zvicra frankofone të ndërtojë një “lidhje të fortë duke krijuar një zinxhir të sigurisë”. Ai dëshiron që ajo të forcojë bashkëpunimin me homologët e saj të pjesës frankofone në fushat e policisë si dhe burgjeve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës











