(KEYSTONE/Jean-Christophe Bott)
Sport
Shqipëria mundet nga Zvicra 0:1
Ka përfunduar gjithcka nga takimi i shumë pritur në Lens të Francës ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë, i cili ishte ndjekur me shumë emocione nga tifozët kuq e zi.
Shqipëria mundet nga Zvicra me rezultat 0:1, me golin e Schar në minutën e 5-të.
Një rast i artë për kuqezinjtë për të barazuar rezultatin ishte në minutën e 31-të, kur Armando Sadiku i gjendur përballë portierit kundërshtar nuk mundi të shënojë.
Avantazhi i një goli i dha mundësi zviceranëve që të shfrytëzonin kundë sulmet e tyre. Kuqezinjtë morën një tjetër goditje kur kapiteni Lorik Cana, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas prekjes së topit me dorë në zonën e rreptësisë.
Me këtë fitore Zvicra ka siguruar tre pikë duke e udhëhequr Grupin A bashkë me Francën.
——————————————-
Pjesa e dytë Live Shqipëri-Zvicër
1:0 vazhdon të jetë rezultati në favor të Zvicrës
Në minutën e 52-të Seferoviq kishte një rast të mirë për të shënuar, por mbron me sukses portieri Berisha..
Kuqezinjtë po luajnë me 10 lojtarë..
Taulant Xhaka zëvëndësohet me Ergys Kace, i cili në start ndëshkohet me karton të verdhë
62: 00 Seferoviq sërish sulmon, Berisha i pamposhtur
63:00 Zëvendësim te Zvicra. Largohet Mehmedi, futet Embolo.
Edhe Valon Behrami ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrjen që i bënë Kukelit
74:00 Ebolo kishte një rast për të shënuar për Zvicrën, por pa sukses
75:00 Sadiku humb shansin për të shënuar
81:00 Zëvendësim, Gashi futet në vend të Sadikut.
87: 00 E humb rastin e sigurt Gashi! Sulmuesi i Kombëtares ishte i vetëm pranë portierit të Zvicrës, por pa sukeses, topi devijohet.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais










