Shkurt.ch
Pleqëria: Vizita e nipërve, më e mirë sasa sporti
Sipas një sondazhi, për të qëndruar të shëndetshëm 50-vjeçarët përmendin më së pari nipat dhe mbesat.
Lidhjet familjare janë ilaç më i mirë se sporti për pleqëri. Të paktën kështu tregon sondazhi LH2, i realizuar për kabinetin e këshillave dhe strategjive në marketing “Seniosphere”. “Vizita e fëmijëve dhe e nipërve është pika më e rëndësishme për 81 për qind të francezëve të moshës 50-vjeçar e sipër. Gjithashtu, miqtë janë pothuajse aq të rëndësishëm sa familja: 79% e të moshuarve të anketuar konsiderojnë të domosdoshme mbajtjen e “kontakteve me miqtë dhe familjen”, për të qëndruar të shëndetshëm.
Të plakesh mirë: “Një qasje gjithëpërfshirëse”
Ndërsa shqetësimi për një ushqim të mirë mbizotëronte në studimet e mëparshme, ushqimi sot “rrëzohet” për t’u lënë vendin shqetësimeve që kanë të bëjnë me familjen dhe shoqërinë. Edhe pse, prapëseprapë ushqimi mbetet në nivel të lartë të shqetësimeve.
Por, kjo qasje dietetike që mbizotëronte në vitin 2008, është zgjeruar vetëm për të përfshirë relacionet dhe aktivitetet sportive dhe sociale, ka thënë për media Sophie Schmitt, drejtoreshë ekzekutive në Seniosphere. Të vjetërit kanë kuptuar se duhet marrë parasysh një sërë sjelljesh që duhet ndryshuar për të pasur një pleqëri më të mirë”.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










