Shkurt.ch
Plumbi në zarf, në adresë të politikanit të SVP/UDC-së
Letra ishte shkruar në kohën kur deputeti Wobman po angazhohej në fushatën kundër shtrenjtimit të vinjetës së rrugëve në 100 franga
Deputeti nacional nga partia SVP/UDC Walter Wobmann ka marrë kohë më parë një letër me kërcënim për vdekje në kutinë e tij postare. Një zarf në të cilin ishte një fishek i revoles dhe një letër kërcënuese.
“Në mënyrë që ju t`i jepni një përfundim jetës tuaj të poshtër e monotone, unë po u shtoj rreshtave të mi edhe një fishek, të cilin ju vetë mund ta fusni në veprim…” shkruhet në letrën që deputet e ka marrë para një viti, por që është publikuar këto ditë nga Tele M1.
Letra ishte shkruar në kohën kur Wobman po angazhohej në fushatën kundër shtrenjtimit të vinjetës së rrugëve në 100 franga, shkruan aargauerzeitung.ch.
Nuk dihet kush është autor i letrës, pasi që adresa e dërguarit ka dalë e rrejshme. Por ai që dihet është motivi që e ka shtyrë atë për ta bërë këtë veprim. Personi që e ka dërguar këtë letër morbide ka qenë kundër angazhimit të përmendur të Wobmanit.
Deputeti i SVP-së ka thënë për medie se ky nuk ka qenë kërcënimi i parë që ka marrë. “Vijnë vazhdimisht kërcënime me vdekje dhe emaile të krisura”. Ai ishte kërcënuar disa herë pas iniciativës kundër minareve.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë Në Zvicër, edhe pistoletat me ujë rozë mund të konsiderohen armë. Një porosi online pati pasoja... -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore










