Lajme
Policët e Gjenevës përfundojnë grevën
Këshilli i Qytetit i Gjenevës ka marrë angazhime për përmirësimin e kushteve të policëve si dhe ka ofruar propozime të pranueshme
Policët e Gjenevës sërish do të fillojnë të rruhen! Rreth tri javë ata kanë protestuar, veç tjerash edhe duke mos u rruar, duke kundërshtuar përkeqësimin e kushteve të tyre të punës.
Ata po ashtu gjatë kësaj kohe nuk kanë bërë as dhënien e gjobave në trafik.
Të enjten (dje) sindikata e Policisë ka vendosur që të gjitha aksionet në këtë drejtim t`i përfundojë deri të shtunën, shkruan portali i televizionit Publik Zviceran SF1.
Këshilli i Qytetit i Gjenevës ka marrë angazhime për përmirësimin e kushteve të policëve si dhe ka ofruar propozime të pranueshme, thuhet në një komunikatë të sindikatës.
Siç është shkruar tashmë, duke filluar nga 17 shkurti, policët e Gjenevës kanë kryer shërbimin e tyre pa bartur uniforma, pastaj nuk janë rruar dhe nuk kanë shpërndarë gjoba. Këtë e kishin bërë në shenjë proteste.
Ata ndjeheshin se nuk gëzonin respektin e duhur nga Qeveria kantonale dhe ishin ankuar për ngarkesë të madhe me punë administrative.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana













