Lajme
Policia e Kosovës e gatshme për të luftuar terrorizmin
“Terrorizmi është një sfidë edhe për shtetet më të zhvilluara në botë, megjithatë Policia kosovare ka kapacitet të nevojshme për luftimin e terrorizmit”, tha Shpend Maxhuni, drejtori i PK-së
Policia e Kosovës ka kapacitetet e nevojshme për të luftuar terrorizimin dhe krimin e organizuar. Kështu ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i policisë kosovare Shpend Maxhuni, i cili tha se ky institucion gjatë 17 vjetëve të ekzistimit të saj ka shënuar ngritje profesionale dhe tani është ndër institucionet me kredibilitetin më të lartë në vend.
Maxhuni për gazetën “Zëri” ka mohuar se Policia dirigjohet nga politika, respektivisht nga Qeveria e Kosovës dhe Presidenca. Ai gjithashtu ka thënë se Policia e Kosovës i nënshtrohet vetëm kontrollit civil demokratik siç është e paraparë në Kushtetutë e ligje dhe se nuk është në shërbim të subjekteve apo individëve të caktuar.
Maxhuni ka thënë se me gjithë incidentet e shkaktuara kohëve të fundit, gjendja e sigurisë vlerësohet e qetë dhe stabile dhe se prioritet i Policisë është siguria dhe funksionimi i shtetit ligjor.
Sipas tij, terrorizmi është një sfidë jo vetëm për Kosovën, por edhe për shtetet më të zhvilluara në rajon dhe në botë, megjithatë ai thotë se Policia kosovare ka kapacitetet e nevojshme për luftimin e kriminalitetit, duke përfshirë terrorizmin, krimin e organizuar, korrupsionin, krimet kibernetike, ekonominë informale dhe të gjitha dukuritë tjera negative në shoqëri.
Policia e Kosovës, sipas tij, ka rreth 9 mijë policë dhe punëtorë administrativ, e ndarë në pesë departamente. Ajo është e pranishme me polic në çdo lagje, si dhe ka njësitet elite të intervenimit të shpejt. Sipas sondazheve, Policia e Koosvës ka dalë më e profesionalizua dhe me e pakorruptuara në rajon.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












