Ai shtoi se autoritetet kompetente policore janë në proces te realizimit të hetimeve dhe të rrethanave tjera që e karakterizojn këtë rast, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Lajme
Policia e Serbisë plagos rëndë një shqiptar nga Medvegja
Sipas këshilltarit komunal të Medvegjës, Florim Sahiti, Policia serbe sot ka plagosur rëndë Milazim Muratin nga Gërbaci i komunës së Medvegjës
Sahiti, në një deklarim për portalin LuginaLajm, ka theksuar se 34-vjeçari Murati është plagosur rëndë në malin që ndan Kosovën dhe Serbinë, ku Milazimi ishte i punësuar si roje mali, derisa nuk precizon nëse ka qenë i punësuar nga institucionet e Kosovës apo ato të Serbisë.
“Po, para dy-tre orëve, është plagosur rëndë Milazim Murati nga Gërbaci i Medvegjës. Sipas informatave që i kemi, ai është duke u transportuar nga spitali i Gjilanit drejt QKU-së në Prishtinë, pasi që ka marrë plagë tejet të rënda”, ka theksuar Florim Sahiti, këshilltar nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik në Medvegjë.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin e plagosjes së Milazim Muratit.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, tha se me të marrë informatën njësitet e Policisë Kufitare kanë ndërmarrë masat e nevojshme.
“Në orët e pasdites, Policia ka pranuar informatën për një person të plagosur me armë zjarri. Policia kufitare menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, të lënduarit nga ambulanca iu është dhënë ndihma e parë dhe i njëjti është transportuar për trajtim të mëtejmë mjekësor”, tha Hoxha.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit














