Shkurt.ch
Policia e Sheriatit “kujdestaron” rrugëve të Gjermanisë
Deri më tash kjo “polici” ishte kufizuar vetëm në tërheqjen e vërejtjes dhe në dialogun për t`i kthyer “në rrugën e drejtë” të rinjtë myslimanë
Në qytetin Wuppertal të Gjermanisë janë paraqitur një numër të rinjsh myslimanë ekstremë të cilët patrullojnë natën rrugëve të qytetit dhe prezantohen si “polici e sheriatit” (Shariah Police). “Detyra” që ata ia kanë vënë vetes është të mbikëqyrin sjelljet e të rinjve myslimanë me qëllimin për të mos i lejuar, sipas tyre, të sillen aty ku ka degjenerim. Vendet ku këta persona, të cilësuar si pjesëtarë të grupeve salafiste kryejnë punën e tyre, janë pranë diskotekave, ku pihet alkool, ku ushtrohet prostitucion etj.
Ata, siç shihet në disa fotografi dhe xhirime që qarkullojnë në internet mbajnë uniforma ngjyrë portokalli ku në shpinë u shkruan “Shariah Police”.
Pas një periudhe tolerance, policia e Wuppertalit ka filluar të marrë masat ndaj kësaj dukurie. Ajo ka denoncuar 11 prej bartësve të asaj duke i akuzuar për shkelje të ligjit për tubim dhe ua ka marrë të dhënat personale, shkruan dpa. Policia thekson se askush përveç shtetit nuk ka të drejtë të mbikëqyrjes dhe kontrollimit të qytetarëve, prandaj veprimi i “Policisë së Sheriatit” është i kundërligjshëm.
Deri më tash kjo “polici” ishte kufizuar vetëm në tërheqjen e vërejtjes dhe në dialogun për t`i kthyer “në rrugën e drejtë” të rinjtë që i ka hasur në vendet e përmendura. Kjo paraqitje ka shkaktuar shqetësim në mesin e qytetarëve të Wuppertalit e më gjerë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










