Lajme
Policia e Shqipërisë këshillon turistët e huaj
Policia e Shqipërisë është mobilizuar për sezonin turistik duke marrë masa për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, por edhe për krijimin e lehtësirave të nevojshme për qytetarët e huaj që udhëtojnë drejt Shqipërisë për qëllime turistike, raportojnë mediat e Tiranës.
“Në kuadër të këtyre masave, shërbimet e policisë në të gjithë vendin janë porositur, që në rast konstatimi të kundravajtjeve administrative në fushën e qarkullimit rrugor të kryera nga shtetas të huaj, që udhëtojnë për qëllime turistike në vendin tonë, do t’i komunikojnë drejtuesit të mjetit shkeljen e kryer dhe do ta këshillojnë atë. Ky këshillim do të bëhet me qëllimin e tërheqjes së vëmendjes së drejtuesit të mjetit për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, me synim rritjen e sigurisë në rrugë”, tha zëdhënësja e policisë shqiptare, Klejda Plagngarica.
Kundërvajtjet e shtetasve të huaj, sipas policisë së Shqipërisë, do t’i dërgohet përfaqësive diplomatike dhe konsullore të akredituara në Tiranë dhe drejtorisë konsullore në Ministrinë e Jashtme.
Për shtetasit e Kosovës ky raport do t’i dërgohet Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Policor të Kosovës.
“Në ato raste kur shtetasit e huaj, që udhëtojnë drejt vendit tonë për qëllime turistike, do të përfshihen në incidente,-ngjarje apo aksidente rrugore, ndaj tyre do të zbatohen kërkesat e parashikuara në Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Rrugor”, thuhet më tej në njoftim për turistët e huaj.
Gjithashtu Policia e Shqipërisë, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, ka bërë të mundur verifikimin online të kundërvajtjeve rrugore.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë












