Lajme
Policia heq bllokimin në Bernë: Nuk ka më rrezik
Masat e sigurisë do të hiqen në këto minuta, njofton policia kantonale në Twitter
Policia kantonale e Bernës ka kumtuar se i ka dhënë fund aksionit në Bundesplatz në Bernë, i cili ka mbajtur të bllokuar për disa orë sheshin dhe zonën në afërsi.
Masat e sigurisë do të hiqen në këto minuta, njofton policia në Twitter, shkruan srf.ch
Për shkak të një makine në Bundesplatz, Bundesplatz dhe rrugët përreth ishin mbyllur për arsye sigurie.
Gjatë pasdites së të martës, policia kishte ndaluar një burrë në Pallatin Federal, i cili kishte tërhequr vëmendjen për shkak të “sjelljes së dyshimtë”. Siç shkruajnë mediat tjera, personi në fjalë, i sëmurë psikik, ishte paraqitur aty, me uniformë komplete luftarake.
Policia më pas e ka ndaluar atë, tha Isabelle Wüthrich, zëdhënëse e policisë së kantonit të Bernës, përcjell albinfo.ch. Policia nuk dha asnjë informacion të mëtejshëm për njeriun që u ndalua dhe “sjelljen e tij të dyshimtë”. Në një postim në Twitter, ajo i kishte kërkuar popullatës që të anashkalonte sheshin Bundesplatz në një zonë të gjerë.
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Trump kritikon sërish Zvicrën Trump rikthen kritikat ndaj Zvicrës dhe përmend deficitin tregtar... -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë?














