CH-Ballkani
Policia krijon lehtësira për mërgimtarë
Me qëllim të shmangies nga pritjes në kufij, sivjet institucionet e Kosovës kanë lëshuar në qarkullim edhe dy pikë-kalime kufitare, Mutivodën dhe Muqibabën
Polica e Kosovës i informon të gjithë mërgimtarët që vijnë këto ditë në vendlindje, se në pikëkalimet kufitare Kosovë-Serbi, nuk ka kolona të gjata dhe se qarkullimi po vazhdon normalisht. Sipas Policisë, pritjet mund të jenë disa minutëshe, por jo sikurse viteve të kaluara.
“Me qëllim të informimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë, ju informojmë se në pikë-kalimin kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë që lidh Kosovën me atë të Serbisë, qarkullimi i automjeteve është duke u zhvilluar me një intensitet të shtuar në të dy drejtimet”, njofton Policia e Kosovës.
Departamenti i Policisë Kufitare informon se në pikë-kalimin kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë, kohë pas kohe po fillon të ketë krijim të kolonave dhe pritjeve disa minutëshe si në hyrje ashtu edhe në dalje të Republikës së Kosovës në të Serbisë.
Me qëllim të shmangies nga pritjes dhe krijimit të lehtësirave për mërgatën kosovare, Policia i njofton se në qarkullim sivjet janë lëshuar edhe dy pikë-kalime tjera kufitare, Mutivoda dhe Muqibaba.
“Të gjithë qytetarët, që dëshirojnë të ju shmangen pritjeve eventuale mund t’i shfrytëzojnë edhe këto dy pikë-kalime kufitare Mutivodë dhe Muqibabë pasi që procedurat e kalimit duke përfshirë posedimin e dokumentacioneve të aplikueshme për kalimin kufitar janë krejtësisht të njëjta sikurse në pikë-kalimet kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë”, njofton Policia
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës po hyn në... -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi”
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarët e zgjedhur zviceran duan të promovojnë verën vendase Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e një shisheje për vaktet e festave, basti për një verë... -
Më shumë se gjysmë milioni njerëz marrin pjesë në tregun e Krishtlindjeve në Montreux -
Ticino është kantoni më i prekur nga gripi -
Ndërhyrjet e pazakonta të policisë dhe zjarrfikësve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Fqinjët flasin për 71 vjeçaren nga Kosova që u vra në Zvicër










