Lajme
Policia në gjah kundër fajdexhinjve
Policia e Kosovës ka arrestuar 8 persona të involvuar në vepra penale që lidhen me fajde. Ata kanë përfituar nga viktimat 400 mijë euro
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit me asistencë edhe të njësive tjera të Policisë së Kosovës, ka arrestuar tetë persona që lidhen me veprat penale të fajdeve. Aksioni është zhvilluar në disa lokacione në Rrafshin e Dukagjinit, konkretisht në Pejë, Deçan dhe Gjakovë.
Sipas njoftimit të Policisë, janë kontrolluar 14 lokacione të ndryshme, ku përfshihen 10 shtëpi, 2 banesa dhe 2 lokale, që gjenden në pronësi të 10 personave të dyshuar në rast, tetë prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa 2 të tjerëve iu janë lënë ftesat për paraqitje. Të gjithë këta janë shqiptarë të Kosovës.
“Personat e involvuar dyshohet se që nga viti 2014 e deri me tani viktimës i kanë dhënë para me fajde dhe shuma e përfituar dyshohet të jetë rreth katërqind mijë euro. Gjithashtu, në këtë operacion gjatë bastisjes janë gjetur edhe dëshmi tjera dhe armë”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












