Kosova
Policia për vrasjet në Pejë dhe Ferizaj: Ndërmorëm të gjitha veprimet e duhura
Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media lidhur me rastet e fundit të vrasjeve në vend. Thonë se në vitin e fundit janë regjistruar 2460 raste të dhunës në familje, apo 10.77 për qind më pak se vitin paraprak.
Por, ka thënë se rastet e fillim vitit kanë nisur të mbeten shqetësuese.
“Çdo herë kur flitet e raportohet për dhunën në familje, natyrisht se shfaqen parasysh shumë sfida, me të cilat përballen sot mjaft familje, jo vetëm në Kosovë, por kudo në botë, pasi dhuna në familje shkatërron jetët e njerëzve, sikurse ndodhen edhe dy rastet e fundit ai i vrasjes së rëndë në Ferizaj më datën 12.04.2024 dhe rasti i ndodhur sot 16.04.2024 në Pejë. Në të dy rastet Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime konkrete duke arrestuar personat e dyshuar dhe të njëjtit i ka dërguar para organeve kompetente të drejtësisë. Veprimet ligjore të cilat bien në kompetencë të Policisë së Kosovës janë ndërmarrë çdoherë, duke përfshirë edhe bashkëpunimin dhe koordinim me institucionet relevante siç janë, qendrat për pune sociale, mbrojtësit e viktimave dhe organet e drejtësisë. Në të gjitha rastet janë arrestuar personat e dyshuar dhe rastet janë trajtuar sipas udhëzimeve të organeve të drejtësisë, ashtu siç ka ndodhur edhe me arrestimin e dy personave të dyshuar të cilët dyshohen se kanë kryer vrasjet në Ferizaj dhe Pejë”, ka njoftuar Policia.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil














