Lajme
Policia shqiptare me dron kundër krimit
Policia e Shtetit në Shqipëri testoi një dron, i cili do të përdorët në operacione të posaçme për kapjen e personave në kërkim, ndjekje policore dhe monitorimin e tubimeve nga ajri
Deri në ndeshjen eliminatore të futbollit për Franca 2016, ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, përdorimi i dronëve nuk ka qenë praktikë, as për qytetarët e as për institucionet e sigurisë. Tanimë, përdorimi i fluturakëve pa pilot është bërë trend, sidomos në vendet ballkanike. Një dron të tillë e kanë testuar sot institucionet e sigurisë në Tiranë.
Sipas një njoftimi, Policia e Shtetit në Shqipëri testoi një dron, i cili do të përdorët më pas në operacione të posaçme për kapjen e personave në kërkim, ndjekje policore, monitorime nga ajri të tubimeve të ndryshme.
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ndoqën testimin në Akademinë e Sigurisë.
Ekspertët demostruan parametrat e dronit në ndjekje të mjeteve në autostradë, që shkonin mbi 80 km/orë, kohëzgjatjen në fluturim rreth dy orë në mënyrë të pavarur, monitorimin e zonave informale për ndërtime pa leje etj. Ky dron u konsiderua si teknologjia më e lartë në ndihmë të policisë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm










