Lajme
Policia shqiptare ndalon 27 refugjatë dhe arreston trafikuesit
Bëhet e ditur se janë arrestuar tre shqiptarë, të cilët për pagesë prej 600 e deri në 1,200 euro për një refugjatë, u kishin premtuar atyre se do t’i dërgonin në vendet e Bashkimit Evropian
Policia e Shqipërisë i ka ndalur 27 njerëz nga Siria, Iraku dhe Sudani, që janë përpjekur ta kalojnë këtë vend gjatë rrugës së tyre për në pjesën perëndimore të Evropës, shkruan albinfo.ch.
Bëhet e ditur se janë arrestuar tre shqiptarë, të cilët për pagesë prej 600 e deri në 1,200 euro për një refugjatë, u kishin premtuar atyre se do t’i dërgonin në vendet e Bashkimit Evropian.
Nëse shpallen fajtorë ata mund të dënohen me nga 10 vjet burg. Refugjatët kishin ardhur nga një kamp në Selanik të Greqisë, dhe kishin kaluar nëpër hapësirat malore për të arritur në pjesën lindore të Shqipërisë.
Emigrantët, përfshirë 12 të mitur, janë dërguar në një kamp për kujdes emergjent, para se ata të kthehen prapë në vendet prej nga kanë ardhur.
Deri tash, Shqipëria nuk ka qenë rrugë kryesore tranzitore për emigrantët për në Bashkimin Evropian, megjithëqë grupe të vogla kanë provuar të kalojnë për të arritur në vendet e dëshiruara.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?










