Kosova
Policia tregon aksionin e arrestimit
Policia e Kosovës bazuar në refuzimin e hyrjes në RKS-ë, të njëjtin e ka larguar nga territori i Republikës së Kosovës
Policia e Kosovës ka treguar pse është arrestuar Marko Gjuriq, dhe si ka rrjedhur aksioni, përcjell albinfo.ch.
“Policia e Kosovës përmes rrugëve operative ka siguruar informacione se z.Marko Gjuriq dhe persona të tjerë, janë parë të jenë prezent në lokacionin ku kishin planifikuar të mbanin një takim me përfaqësues dhe qytetarë të veriut të Mitrovicës.
Me qëllim të verifikimit të informacionit dhe zbatimit të vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës (RKS), i cili ka ndaluar vizitën në Kosovë të disa zyrtarëve serbë duke përfshirë z.Vulin dhe z.Gjuriq, ka angazhuar njësi relevante policore për të vepruar në atë lokacion.
Njësitet kompetente policore gjatë hyrjes në atë lokacion me qëllim të verifikimit të informacionit të siguruar dhe për të zbatuar vendimin zyrtar të autoriteteve të shtetit, gjatë hyrjes kanë hasur në pengesa dhe rezistencë të disa personave që gjendeshin në atë lokacion.
Edhe përkundër pengesave dhe rezistencës së shfaqur njësitet policore duke përdorur mjetet e nevojshme dhe të domosdoshme policore, kanë arritur ta verifikojnë informacionin dhe njëherit ta arrestojnë z.Gjuriq i cili ishte prezent në atë lokacion.
Policia e Kosovës bazuar në refuzimin e hyrjes në RKS-ë, të njëjtin e ka larguar nga territori i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe










