Lajme
Policitë zvicerane dhe austriake e ndihmojnë policinë e Kosovës
Delegacione të policisë së Zvicrës dhe Austrisë, dhe atashetë policorë dy shteteve të akredituar në ambasadat e tyre në Kosovë, janë takuar sot me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ku kanë biseduar për format e bashkëpunimit.
Kryepolici Maliqi ka falënderuar Lang Gerhardin, kryesues i departamentit strategjik në zyrën kundër krimit të policisë së Austrisë dhe lider i projekteve për trajnime të menaxhmentit të lartë, Andreas Hofbauerin, kryesues i zyrës së projekteve në zyrën federale të Austrisë kundër krimit, Christof Huserin, atashe zviceran në Kosovë, dhe Miller Rolandin, zyrtar ndërlidhës i Austrisë në Prishtinë, për bashkëpunimin e mirë ndërpolicor, si dhe përkrahjen e vazhdueshme që këto dy vende kanë dhënë në fushën e trajnimeve dhe në donacione për Policinë e Kosovës.
Takimi ishte në fazën përmbyllëse të projektit për trajnimin e zyrtarëve policorë të Kosovës për nivelin e lartë ekzekutiv, ku janë trajnuar 12 zyrtarë me grada të majorit dhe nënkolonelit. Trajnimet janë mbajtur në Kosovë, duke përfshire edhe një vizitë studimore pesëditore në Austri. Ky trajnim është financuar nga Ceza zvicerane dhe është zbatuar nga policia e Austrisë.
Në kuadër të këtij projekti Policia e Kosovës i është dhuruar edhe një donacion me vlerë 3 500 euro për fushën e trajnimeve: dy laptopë, dy projektorë, dy perde automatike, dy tabela të bardha dhe një memoristikë 80 giga bajt.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror













