Kosova
Policja e parë e graduar në Kosovë, la Britaninë për t’iu rikthyer uniformës
Në vitin 2000 iu bashkua Policisë së Kosovës. Më 2001-ën Luljeta Mehmeti-Quigley mori gradën “Rreshtere”. Dy vjet më pas (2003) u gradua si “Togere”. Më 2004-n shkoi të jetonte në Britani. Ishte viti 2013 kur vendosi të kthehej përfundimisht në Kosovë dhe t’i bashkohej sërish Policisë. Katër vjet më vonë (2017) Luljeta mori gradën “Majore”. Sot Mehmeti-Quigley ndihet e privilegjuar që ende vazhdon ta bartë uniformën e Policisë së Kosovës.
Menjëherë pas luftës iu bashkua Policisë së Kosovës. Ishte viti 2000 kur për të parën herë veshi uniformën, me të cilën ndihet krenare edhe sot. Vetëm një vit më vonë (2001) Luljeta Mehmeti-Quigley mori gradën “rreshter”, duke u bërë gruaja e parë e graduar në historinë e Policisë së Kosovës.
Uniforma për të vazhdon të jetë privilegj. Përgjegjësi. Nder ndaj shtetit, ku jeton bashkë me bashkëshortin dhe me dy fëmijët e saj. Më 2004-ën Luljetës i ishte dashur ta lëshonte institucionin ku punonte, pasi kishte vendosur të shkonte për të jetuar në Britaninë e Madhe. Por, me kalimin e viteve 46-vjeçarja e ndiente se misioni i saj nuk ishte përmbushur në plotësi. Kishte mbetur në gjysmë. Ndaj më 2013-ën përfundimisht mori vendimin të kthehej nga Anglia në vendlindjen e saj.
Ndonëse bashkë me bashkëshortin, i cili ka origjinë britanike, kishin një punë dhe një jetë të mirë atje, majore Mehmeti-Quigley kishte përkrahjen e plotë të tij që fëmijët t’i kthenin dhe t’i rrisnin në shtetin më të ri të Evropës. Në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













