Lajme
Politikanët e pasur
Nga viti 2007, kur e kanë deklaruar pasurinë, pasuria e politikanëve është shumëfishuar
Sa ka rezerva financiare shteti i Kosovës, edhe më shumë pasuri kanë politikanët e vendit. Qindra miliona euro është pasuria e zyrtarëve të lartë kosovarë, ku përfshihet pasuria e paluajtshme, aksionet në kompani të ndryshme, paratë e gatshme dhe veturat luksoze. Përderisa paratë e shtetit të Kosovës që mbahen në Bankën Qendrore të vendit nuk e kalojnë shumën prej 150 milionë euro, shkruan Zëri.
Pasuria e zyrtarëve është publikuar nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, përderisa nga viti 2007, kur e kanë deklaruar pasurinë, pasuria e politikanëve është shumëfishuar.
Në krye të listës së pasanikëve të politikës qëndron lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili njëherësh është edhe zëvendëskryeministër, me 176 milionë euro pasuri, pastaj deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi, dhe njëherit pronar i zinxhirit të hipermarketeve ETC me 56 milionë euro pasuri, deputeti i LDK-së, Hashim Deshishku, me 13 milionë euro pasuri, deputeti i “Vetëvendosjes”, Florin Krasniqi, me pasuri të vlerësuar rreth 10 milionë euro, etj, shkruan kjo gazetë.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla












