E-Diaspora
Politikania kosovare në Suedi, Tina Xhemajli largohet nga partia
“Ekziston një kulturë brenda partisë që krijon disavantazhe për gratë. Sidomos për nënat e reja dëgjohet shpesh se sa e papërshtatshme është që të jesh politikisht aktive”, ka deklaruar ajo
Politikania kosovare në Suedi, Tina Xhemajli, e cila është anëtare dhe nënkryetare e Këshillit Bashkiak në Komunën e Staffanstorp në Suedi ka vendosur të largohet nga partia e saj, Partia e të Moderuarve.
Ajo ka thënë se është e pa kënaqur me trajtimin e grave brenda kësaj partie. Xhemajli ka thënë për programin e lajmeve në televizionin suedez Sveriges se ka një “pikëpamje mesjetare për gruan”, brenda partisë së saj, përcjell albinfo.ch.
“Ekziston një kulturë brenda partisë që krijon disavantazhe për gratë. Sidomos për nënat e reja dëgjohet shpesh se sa e papërshtatshme është që të jesh politikisht aktive”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se krejt ndryshe është puna kur bëhet fjalë për burra që bëhen me fëmijë, krahasuar me gratë.
Megjithatë, Xhemajli, kur është pyetur se kush janë njerëzit brenda partisë së saj që u kërkojnë grave të lënë postet e tyre politike brenda partisë vetëm se janë gra, ajo ka refuzuar të japë ndonjë emër.
Xhemajli do vazhdojë të mbajë pozitat e saj si anëtarë e Këshillit Bashkiak ku është edhe nënkryetare.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029









