Shkurt.ch
Populistët e djathtë (MCG), për herë të parë pjesë e qeverisë
Risia më e madhe është fitorja e lëvizjes së djathtë populiste MCG (Mouvement Citoyen Genevois) e cila për herë të parë arrin të hyjë në qeveri
Në raundin e dytë të zgjedhjeve për ekzekutivin e kantonit të Gjenevës, FDP/PLR ka humbur një vend. Po ashtu një vend më pak në qeverinë e ardhshme, sipas rezultateve preliminare, do ta ketë edhe e majta, gjegjësisht të Gjelbrit. Nga ana tjetër CVP/PDC e k fituar një vend. Ndërsa risia më e madhe është fitorja e lëvizjes së djathtë populiste MCG (Mouvement Citoyen Genevois – Lëvizja Qytetare Gjenevase) e cila për herë të parë ka arritur të bëhet pjesë e qeverisë, me një ministër.
Ata që ia kanë dalë të zgjidhen në zgjedhjet e sotme janë: Pierre Maudet dhe François Longchamp nga FDP/PLR, Serge Dal Bosco dhe Luc Barthassat nga CVP/PDC, Antonio Hodgers nga të Gjelbrit, Anne Emery-Torracinta nga SP/PS dhe Mauro Poggia nga CG.
Ka dështuar të rizgjidhet Isabel Rochat nga FDP/PLR.
Përbërja e ekzekutivit të Kantonit të Gjenevës para këtyre zgjedhjeve ka qenë si vijon: 3 vende FDP/PLR, 2 vende të Gjelbrit, 1 vend PS/SP dhe një vend CVP/PDC.
Më së shumi vota kanë fituar dy kandidatët e FDP/PLR, Pierre Maudet 59007 dhe Françoiso Lngchamp, 55077. Më së paku vota, por të mjaftueshme për të hyrë në qeveri ka fituar Mauro Poggia nga MCG, gjithsej 41127.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












