Lajme
Posselt, kërkon luftimin e korrupsionit në Kosovë
Europarlamentari gjerman Bernd Posselt, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, si e vetmja mundësi që shteti më i ri evropian të shkojë përpara.
Ai ka thënë se Kosova ka bërë progres në disa fusha, derisa kërkon edhe më shumë punë nga kosovarët.
Sipas tij, pavarësisht që Policia e Kosovës arrestoi tre pjesëtarë të BND-së, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë vazhdojnë të jenë shumë të mira.
Eurpoparlamentari Posselt, i cili njihet si mbështetës i pavarësisë së Kosovës, ka folur edhe për kosovarët që jetojnë në Gjermani dhe në vende të ndryshme të BE-së. “Unë mendoj që duhet shumë shpejt liberalizuar gjërat në interesin e kosovarëve që jetojnë në vendet tona. Ata janë shumë të vlefshëm për shoqërinë tonë”, ka deklaruar Posselt./zëri&albinfo/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












