Lajme
Posta shuan 250 vende pune
Posta njoftoi se do të shuajë 250 vende të punës me kohë të plotë deri në vitin 2014 në fushën e logjistikës së mallrave dhe magazinimit.
Posta, ose i ashtuquajturi “gjigandi i verdhë”, ka njoftuar se ky reduktim i stafit do të jetë aq sa është e mundur me personat që janë në fund të aktivetit të tyre ( të tillë afër pensionimit). Nëse largimi nga puna bëhet i pashmangshëm, një plan social është negociuar me sindikatat, thonë përfaqësuesit e saj. “Punonjësit e prekur do të gëzojnë një mbështetje për të gjetur punë brenda apo jashtë Postës”.
Posta justifikon këtë ristrukturim duke rikujtuar faktin se konkurrenca po bëhet gjithnjë e më “internacionale dhe agresive”, sidomos në sektorin e stokëve dhe shpërndarjes të mallrave. Prandaj, riorganizimi logjistik i Postës është i nevojshëm për të mbajtur një “raport çmim-performancë” të kënaqshëm. Masat zbatuese do të zgjasin dy vjet dhe do të konkretizohen me faza.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau













