Shkurt.ch
Pranga elektronike me GPS
Testimi do të fillojë të bëhet në vjeshtë të vitit 2014, do të zgjasë 5 vjet dhe pritet të kushtojë 7.4 minë franga
Kantoni i Cyrihut është i pari në Zvicër që do të bëjë testimin e prangave elektronike të këmbës me një transmetues GPS të instaluar në to. Siç bëjnë të ditur autoritetet e Kantonit të Cyrihut në një komunikatë për medie ,personat e parë te të cilët do të testohen këto pranga janë delinkuentët e rinj të dënuar, të cilët nuk paraqesin rrezikshmëri për shoqërinë.
Sistemi GPS mundëson që të përcillet nëse i dënuari është duke e respektuar dënimin me arrest shtëpiak ose jo. Me po këtë sistem ka mundësi po ashtu të mbikëqyret edhe respektimi që i dënuari ia bën masës që atij ia ndalon qasjen në rajone të caktuara.
Testimi do të fillojë të bëhet në vjeshtë të vitit 2014, do të zgjasë 5 vjet dhe pritet të kushtojë 7.4 minë franga. Bartësit e këtij projekti shpresojnë që nga ky test të marrin informata nga të cilat do të përfitonte e gjithë drejtësia në Zvicër.
Electronic Monitoring (EM) siç njihen me emërtimin profesional prangat elektronike të këmbëve, përdoren prej 15 vitesh në shtatë kantone të Zvicrës, shkruan tagesanzeiger.ch. Me to kontrollohen të dënuarit me 20 ditë deri një vit burg. Ata mund të vazhdojnë të punojnë gjatë ditës por në mbrëmje dhe gjatë vikendeve janë në arrest shtëpiak. Me EM “klasike” mund të vërtetohet vetëm fakti se personi i caktuar ndodhet në shtëpi në momentin e fiksuar. Ndërsa me projektin e ri të Cyrihut, vendndodhja e tij ndiqet gjatë gjejë kohës në mënyrë satelitore.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











