Lajme
Pranohet edhe Atletika e Kosovës
Vendimi është marrë sot në Pekin nga Bordi Ekzekutiv Federatës Botërore të Atletikës duke regjistruar Kosovën si vendin e 214-të të saj
Federata Botërore e Atletikës e ka pranuar Federatën e Atletikës së Kosovës si pjesë e saj. Vendimi është marrë sot në Pekin nga Bordi Ekzekutiv Federatës Botërore të Atletikës duke regjistruar Kosovën si vendin e 214-të të saj. Ky vendim është përshëndetur nga institucionet dhe sportdashësit kosovarë.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Shala, uron drejtuesit e Federatës së Atletikës të Kosovës (FAK) dhe të gjithë atletët për pranimin e kësaj federate në Asociacionin Ndërkombëtar të Federatave të Atletikës (IAAF).
Gjithashtu, Shala falënderon të gjithë ata që kanë mundësuar arritjen e këtij qëllimi duke përgëzuar atletët për këtë sukses. Ai u dëshiron mbarëvajtje dhe korrje të rezultateve sa më të mëdha në atletëve e atleteve në garat dhe ngjarjet që do të marrin pjesë, njofton kumtesa ministrore.
“Ndërkombëtarizimi i atletikës përbën një lajm të jashtëzakonshëm dhe tepër të rëndësishëm, ngase sporti i atletikës ka një traditë në vendin tonë. E në anën tjetër, kësaj federate i janë hapur dyert për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare, duke e përfaqësuar Kosovën në mesin e vendeve tjera të botës”, thotë shala në një deklaratë për media.
Anëtarësimi i FAK-së në IAAF, sipas tij, përpos që është një sukses drejt procesit të plotë të ndërkombëtarizimit të sportit kosovar, “është edhe një inkurajim për institucionet e sportit për angazhim më të madh për përmirësim në infrastrukturë dhe për përfaqësim sa më konkurrues”.
Ndryshe, pranimi i Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar ia ka hapur rrugën për pranimin e shumicës së sporteve të tjera. Aktualisht ka mbetur pa u pranuar edhe futbolli. Në Kosovë janë optimist se deri në vitin 2016, Kosova do të pranohet edhe nga FIFA dhe UEFA.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












