Lajme
Premtime të mëdha për zhvillim ekonomik
Deri në fund të muajit shtator, investimet e huaja direkte në Kosovë, kanë arritur shifrën rreth 270 milionë euro
Pavarësisht mungesës së zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës, kryeministri Isa Mustafa e ka vlerësuar të suksesshëm vitin 2015. Në takimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, ku u diskutuan hapat e mëtejmë në avancimin e reformave ekonomike, Mustafa tha se Kosova ka shënuar progres në fushën e zhvillimit.
“Vit i përqendrimit në objektivat zhvillimore, i përmirësimit të ambientit të biznesit, i krijimit të urave të komunikimit me bizneset, dhe përfundimisht vit i nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim me Bashkimin Evropian. Ne vlerësojmë, se këtë vit do të arrijmë të realizojmë një rritje premtuese ekonomike, e cila pastaj mundëson që në vitet e ardhshme kjo rritje të jetë edhe më e lartë, dhe që do të mundësoj zhvillim të disperzuar ekonomik, dhe gjenerim të punësimit”, tha Mustafa.
Kryeministri kosovar foli edhe për trendin e mirë të investimeve të huaja direkte, nivelin më të ulët të normave të interesit, stabilitetin e çmimeve dhe normën e inflacionit, ritmin relativisht në rritje të eksporteve, në raport me importet…etj.
Ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami foli për klimën e të bërtit biznes në Kosovë. Ajo tha se ligjet e pakos së re fiskale që kanë hyrë në fuqi më 1 shtator dhe kanë filluar të japin rezultatet e para.
“Presim që kjo ofertë e re të ndikojë posaçërisht në tërheqjen e më shumë investimeve të huaja direkte, që deri në fund të muajit shtator kanë arritur shifrën rreth 270 milionë euro”, deklaroi ajo.
Ministrja, po ashtu, theksoi publikimin e Raportit të Bankës Botërore për të bërit biznes në vitin 2016, ku Kosova është ranguar në pozitën e 66-të nga 189 vendet e botës. “Kjo dëshmon për progresin dhe implementimin e reformave dhe për përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe klimës së investimeve në vendin tonë”, tha ministrja Bajrami.
Ndryshe koalicioni i madh qeverisës PDK-LDK dhe Lista Serbe ka hyrë në bashkëqeverisje me premtime të mëdha, përfshirë punësimin deri 250 mijë vetave brenda katër vjetëve, ngritjen e pagave dhe pensioneve, heqjen e shpejt të vizave, transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës etj. Por, sipas ekspertëve dhe opozitarëve, qeveria brenda një viti nuk ka arritur ta realizoj as 1 për qind planin qeveritar të zhvillimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











