Lajme
Premtoi se do ta ndalte luftën në Ukrainë për 24 orë: Pse Trump po has në vështirësi?
Kur Donald Trump u takua me Volodymyr Zelenskyn në New York, shtatorin e kaluar, kandidati i atëhershëm presidencial i SHBA-së shprehu besimin se mund ta çonte luftën në Ukrainë në një fund të hershëm.
“Nëse fitojmë, mendoj se do ta zgjidhim shumë shpejt,” tha ai.
Por, kjo deklaratë ndryshoi me kalimin e kohës.
Në një debat televiziv disa ditë më parë, Trump kishte premtuar se do ta “zgjidhte çështjen para se të bëhesha president”.
Ky ishte një përshkallëzim i angazhimit të tij të mëparshëm në maj 2023 për të ndaluar luftimet në 24 orët e para të presidencës së tij.
Trump ka qenë tani në detyrë për më shumë se dy muaj dhe, siç duket, e ka kuptuar edhe ai që përpjekja për t’i dhënë fund një konflikti kaq të hidhur dhe kompleks mund të marrë kohë.
Në një intervistë televizive fundjavën e kaluar, presidenti amerikan pranoi se kur premtoi t’i jepte fund luftës brenda një dite, ai ishte “duke qenë paksa sarkastik”.
Ka shumë arsye për përparimin më të ngadaltë nga sa mund të kishte parashikuar ekipi Trump.
Së pari, besimi i presidentit në fuqinë e diplomacisë së tij personale mund të ketë qenë i gabuar.
Ai ka besuar prej kohësh se çdo problem ndërkombëtar mund të zgjidhet nëse ulet me një udhëheqës tjetër dhe bie dakord për një marrëveshje.
Bëhet e ditur se Trump foli për herë të parë me Vladimir Putinin më 12 shkurt, një bisedë prej një ore e gjysmë që ai e përshkroi si “shumë produktive”.
Të dy liderët folën sërish më 18 mars.
Por është e qartë se këto thirrje telefonike nuk arritën të sigurojnë armëpushimin e menjëhershëm të përkohshëm 30-ditor të kërkuar nga Trump.
I vetmi lëshim thelbësor ishte një premtim për t’i dhënë fund sulmeve ruse ndaj objekteve energjetike të Ukrainës, një angazhim që ai akuzohet nga Ukraina se e ka thyer brenda disa orësh nga telefonata.
Së dyti, presidenti rus e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të nxitohet, shkruan BBC, transmeton albinfo.ch.
Linku i shkrimit origjinal:
https://www.bbc.com/news/articles/c89yngk2z7qo
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran do të votojë për uljen e pagesave të ndihmës sociale pas 2 vitesh Mbështetësit argumentojnë se masa do ta rikthente mirëqenien në qëllimin e saj origjinal... -
Depot e vetë-ruajtjes në Zvicrën frëngjishtfolëse: çmime nga 177 deri në 473 franga në muaj -
Thurgau ndërmerr masa të reja për parandalimin e vetëvrasjeve -
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër














