Lajme
Presidenti i Shqipërisë: Rrugëtimi i gjuhës shqipe moderne, edhe në diasporë
Presidenti Bajram Begaj mbajti fjalim përshëndetës në Konferencën Jubilare në 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit
Dje, më 10 nëntor, është mbajtur konferenca jubilare në 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit, me personalitete të rëndësishme të Shqipërisë, njofton albinfo.ch.
Gjatë konferencës, Presidenit i Shqipërisë, Bajram Begaj, mbajti një fjalim lidhur me Kongresin e Drejtshkrimit në 1972-shin.
Ky Kongres mbetet një prej atyre zhvillimeve në të cilën aspekti kombëtar fitoi mbi atë ideologjik, një zhvillim i rëndësishëm për rrugëtimin e gjuhës shqipe moderne dhe unifikimin e saj në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi e diasporë”, duke shtuar se “firmëtarëve të këtij kongresi u takon mirënjohje historike.”
Presidenti u ndal tek rëndësia e standardizimit të gjuhës në forcimin e identitetit të përbashkët gjuhësor e kombëtar, dhe sfidat që vijnë përgjatë këtij procesi. “Nga pikëpamja demografike, ne shqiptarët nuk e kemi luksin të tregohemi të pavëmendshëm në nxitjen e varianteve, që zhvillohen në mënyrë të pavarur, a me numër më të tkurrur folësish. Por, nuk kemi as përse të pranojmë ngurtësimin e shqipes. Ngurtësimi nuk e ndihmon zhvillimin dhe jetëgjatësinë e saj”, theksoi Presidenti.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026











