Uncategorized
Presidenti i Shqipërisë të hënën në Kosovë, në vizitën e parë jashtë vendit
Kjo shënon vizitën e parë të tij jashtë shtetit nga marrja e detyrës së presidentit më 24 korrik.
Të hënën do të qëndrojë për vizitë në Kosovë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Kjo njëherësh shënon vizitën e parë të tij jashtë shtetit nga marrja e detyrës së presidentit më 24 korrik, raporton Albinfo.ch.
Për vizitën e Begajt në Kosovë ka njoftuar Kuvendi i Kosovës në një njoftim për media, ku ka treguar për agjendën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
“Agjenda e kryetarit Glauk Konjufca për të hënën, 15 gusht 2022. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Media do të lejohen të marrin vetëm pamje në fillim të takimit”, thuhet në njoftim.
Ende nuk është bërë e ditur agjenda e plotë e presidentit shqiptar gjatë qëndrimit në Kosovë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












