Shkurt.ch
Presidenti i Zvicrës: “Aspak pesimist lidhur me Trumpin”
Me rastin e një bashkëbisedimi telefonik me të, ai ia ka dalë që fare mirë ta vendosë Zvicrën në hartën politike të presidentit të ardhshëm të SHBA-së
Ndryshe nga pritjet skeptike kudo në botë në raport me presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump, presidenti zviceran i Federatës, Johann Schneider-Amman po tregon besim te ai.
Me rastin e një bashkëbisedimi telefonik me të, ai ia ka dalë që fare mirë ta vendosë Zvicrën në hartën politike të presidentit të ardhshëm të SHBA-së. Këtë e ka thënë Ammann në një intervistë të botuar sot në gazetën “Schweiz am Sonntag”.
Trump, sipas tij, ka shprehur respekt për Zvicrën dhe ka dashur të dijë më tepër lidhur me situatën në sferën e tregtisë, transmeton albinfo.ch gazetën e përmendur zvicerane.
“Unë nuk jam fare pesimist”, ka thënë Johann Schneider-Ammann, duke iu referuar Trump-it. Kjo edhe për faktin se, sipas tij, Trump ka mbledhur në Kabinetin e tij njerëz të cilët kanë udhëhequr koncerne të mëdha dhe të cilët kanë realizuar suksese “para së gjithash në hapjen e tregjeve të reja”. Dhe, tregjet e hapura përbëjnë për Zvicrën shansin e vetëm, ka përfunduar Ammann.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia









