Lajme
Presidenti shuan shpresat për një zbutje të shpejtë të masave në Zvicër
Parmelin: "Zvicra ende duhet të presë para se të hapen restorantet dhe të lejohen ngjarje publike"
Presidenti federal Guy Parmelin ka zbehur shpresat për një lehtësim të shpejtë dhe të madh të masave të koronës. Zhvillimet lidhur me pandeminë jashtë vendit dhe në Zvicër lënë fare pak hapësirë për manovrim, është shprehur Parmelin në një intervistë për gazetën “SonntagsZeitung”.
Këshilli Federal ka ndërmarrë një hap duke lehtësuar takimet private, ka thënë ai, duke iu referuar masave të marra më 22 mars, transmeton albinfo.ch. Por, Zvicra ende duhet të presë para se të hapen restorantet dhe të lejohen ngjarje publike. Ai gjithesi, e kupton padurimin dhe pakënaqësinë në popullatë. “Edhe unë do të dëshiroja të pi një gotë verë në një tarracë”, ka thënë ai.
“U bëj thirrje të gjithëve që të mbajnë disiplinën që kanë treguar deri më tani. Ne duhet të mbahemi të bashkuar tani “, ka theksuar Parmelin.
Ai e konsideron si mundësi interesante sugjerimin e bërë nga gazetari sipas të cilit njerëzve me test negativ duhet t`u lejohet të marrin pjesë në aktivitete masive.
Këshilli Federal duhet ta shqyrtojë këtë sugjerim për hapin tjetër të hapjes.
Më tutje, Parmelin shprehet në favor të bashkëpunimit më të ngushtë në Evropë, përcjell albinfo.ch. Zvicra, sipas tij, mund të ndihmojë në ndërtimin e një industrie vaksinimesh me bazë të gjerë në Evropë.
Kjo do të bëhej për t`i ikur varësisë nga prodhuesit jashtë evropianë të vaksinave
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













