Lajme
Presidenti Pacolli priti ambasadorin Beglinger
Pacolli ka theksuar kërkesën që sa më shumë biznese nga ky vend të investojnë në Kosovë, duke ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit
Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Lukas Beglinger, i cili uroi Pacollin për zgjedhjen në detyrën e re, si dhe i përcolli urimet e presidentes së Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey.
Pacolli ka thënë se, përveç ndihmës në të gjitha fushat, e një rëndësie të veçantë është prania e trupave të Zvicrës në Kosovë, të cilat japin kontribut të çmueshëm në ruajtjen e paqes dhe sigurisë dhe në dhënien e asistencës komunitetit.
Presidenti ka thënë se Kosova ka nevojë ende për ndihmë nga Zvicra, në përcjelljen e përvojave të këtij shteti në vendin tonë, si dhe theksoi fushën e drejtësisë, si një fushë ku Zvicra mund t’u japë një ndihmë të çmueshme institucioneve përkatëse të vendit tonë.
Gjithashtu, Pacolli ka theksuar edhe kërkesën që sa më shumë biznese nga ky vend të investojnë në Kosovë, duke ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e shkallës së lartë të papunësisë.
Ambasadori Beglinger ka thënë Zvicra ka ndihmuar në vazhdimësi popullin dhe institucionet e Kosovës dhe këtë do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen, në të gjitha fushat. Ai ka thënë se Zvicra nuk do të zvogëlojë kontingjentin e ushtarëve të vet në kuadër të KFOR-it, ndërsa do të vazhdojë kontributin e saj edhe në kuadër të EULEX-it.
Po ashtu ambasadori zviceran ka përmendur se Kosova dhe Zvicra kanë të nënshkruara marrëveshje bashkëpunimi që mbulojnë disa fusha, ndërsa në të ardhmen do të nënshkruhen edhe marrëveshje të tjera.
Kontributi i zonjës Micheline Calmy-Rey dhe i Zvicrës në shtetndërtimin e Kosovës ka qenë shumë i madh”, tha Pacolli në takim, duke çmuar ndihmën e vazhdueshme të Zvicrës, si në të kaluarën ashtu edhe sot, për popullin dhe institucionet e Kosovës.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











