Kosova
Presidenti serb paralelizon situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë më 1999
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se sulmi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit ndaj Iranit do të ketë pasoja të gjera në skenën politike botërore dhe se në përputhje me këtë, Serbia duhet ta ruajë lirinë dhe pavarësinë e saj, por njëkohësisht t’i forcojë kapacitetet mbrojtëse.
Ai tha se beteja kryesore do të zhvillohet për ndryshimin e Qeverisë në Iran” duke e paralelizuar situatën me ndërhyrjen e NATO-s në ish-Jugosllavi në vitin 1999 dhe me rrëzimin e regjimit të ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviq.
“E gjithë kjo po realizohet siç ndodhi në Serbi. Gënjyen gjatë gjithë kohës se bëhej fjalë për katastrofë humanitare, ndërsa thelbi ishte në dy gjëra: e para, ndryshimi i regjimit në Beograd dhe, e dyta, thelbi i gjithë veprimit të NATO-s, sigurimi i pavarësisë së Kosovës. Pra, kjo është një përpjekje për të marrë pushtetin e plotë në Iran dhe për ta orientuar Iranin, siç do të thoshin ata, drejt vlerave perëndimore”, tha ai, transmeton albinfo.ch.
“Do ta ruaj paqen, por kjo varet edhe nga sa i fortë je. Ne do të sigurojmë sisteme jashtëzakonisht të fuqishme. Po e shqyrtojmë seriozisht këtë, kemi mbrojtje shumë-shtresore”, tha Vuçiq.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet klasa e re e mësimit të gjuhës shqipe në Schwabach Zgjerimi i mësimit plotësues në gjuhën shqipe vazhdon në Bavari... -
Gjenevë
Arbëreshët e Kalabrisë sjellin trashëgiminë shqiptare në skenën e Universitetit të Kulturave në Gjenevë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës debuton në Varshavë me koncert për 18-vjetorin e Pavarësisë -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Me flamuj të Iranit dhe Izraelit, dhjetëra kundërshtarë të regjimit festuan para ambasadës iraniane Dhjetëra persona janë paraqitur sot para ambasadës iraniane në Bernë, për të festuar sulmet e Shteteve... -
SWISS anulon fluturimet për në Tel Aviv dhe Dubai -
Gjykata e Usterit jep 11 vjet burg për vrasjen e 28-vjeçarit me thikë në Zvicër -
Revista gjermane shpall 10 qytetet e vjetra më të bukura të Zvicrës -
Pesë aksidente zinxhir në autostradat A1 dhe A13 në St. Gallen, ka të lënduar












