Lajme
Presidenti Topi pritet nga Papa Benedikti XVI
Ati i Shenjtë vlerësoi lartë bashkëjetesën e harmoninë ndër-fetare që ka karakterizuar popullin shqiptar gjatë historisë së tij shekullore
Kreu i shtetit Bamir Topi së bashku me Zonjën e Parë Teuta Topi pas ceremonisë madhështore të Lumturimit të Papës Gjon Pali II u pritën në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, nga Ati i Shenjtë, Papa Benedikti XVI.
Gjatë takimit Presidenti Topi falenderoi Papën Benedikti XVI për këtë nderim të veçantë, dhe njëkohësisht shprehu kënaqësinë e vlerësimin e madh për ceremoninë e shenjtë e solemne të Lumturimit të Papës Gjon Pali II.
Duke risjellë në vëmendje e me krenari dashamirësinë dhe miqësinë që pati demonstruar Papa Gjon Pali II për shqiptarët, e veçanërisht për Nënë Terezën, të cilën e pati cilësuar si “përfaqësuesen më të mirë të popullit shqiptar dhe të Kishës Katolike në dimensione botërore”, Presidenti Topi shprehu gjithashtu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e përkrahjen e madhe që Selia e Shenjtë i ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme konsolidimit të demokracisë, por dhe bashkëjetesës fetare në Shqipëri., shkruan ora.news.
Nga ana e tij, Papa Bendikti XVI, pasi i shprehu mirënjohjen Kreut të Shtetit shqiptar dhe Zonjës së Parë, Teuta Topi për praninë në ceremoninë e Lumturimit të Papës Gjon Pali II, theksoi se Selia e Shenjtë do të vazhdojë të mbështesë plotësisht Shqipërinë në aspiratën e saj integruese për në Bashkimin Evropian. Ati i Shenjtë vlerësoi lart gjithashtu edhe bashkëjetesën e harmoninë ndër-fetare që ka karakterizuar popullin shqiptar gjatë gjithë historisë së tij shekullore.
Në prani të mjaft personaliteteve të larta shtetërore italiane, krerëve të shteteve e qindra besimtarëve, Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, ndoqën nga afër të gjitha ritualet fetare të meshës solemne të Lumturimit të Papës Gjon Pali II, të organizuar nga Selia e Shenjtë e të kryesuar nga Ati i Shenjtë, Papa Benedikti XVI, e cila u përcoll me emocion për rreth dy orë jo vetëm nga të pranishmit, por edhe anembanë botës. Në përfundim pjesëmarrësit e shumtë, nën autoritetin apostolik të Papës, festuan hapin e parë të hedhur drejt shenjtërimit të plotë të Papës Gjon Pali II.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












