Kriza në Ukrainë
Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, në dyvjetorin e fillimit të luftës, shprehin mbështetjen për Ukrainën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në dyvjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë kanë shprehur mbështetjen për vendin.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Osmani ka thënë se qëndrojnë krah Ukrainës kundër agresionit rus, sepse e dinë se sa i lartë është çmimi për lirinë, transmeton albinfo.ch.
“Ne qëndrojmë me Ukrainën, sepse e dimë se si është të paguash çmimin më të lartë për lirinë. Ne e dimë dhimbjen e humbjes së fëmijëve të pafajshëm; të dhunës seksuale gjatë luftës; e varreve masive me eshtrat e njerëzve tanë të dashur. Por liria fitoi dhe do të mbizotërojë përsëri! Slava Ukraina!”, ka shkruar ajo.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova qëndron e palëkundur në mbështetjen ndaj Ukrainës.
Në rrjetin social “Twitter”, Kurti ka shkruar se përballë agresionit brutal, populli ukrainas i ka rezistuar me sukses përpjekjes së Rusisë për të kapur dhe pushtuar Kievin.
“Ushtarët e tyre vazhdojnë luftën e një populli të tërë – të guximshëm dhe të vendosur si kurrë më parë. I përshëndesim dhe i garantojmë mbështetjen tonë të palëkundur, derisa fitorja të jetë e tyre”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Ukraina nuk njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit












