Kosova
Presidentja Osmani: Heroi Agim Ramadani është simbol i përbashkimit
"Lirinë e portretizuar me vargje e brushë, e bëri realitet me angazhimin e tij në UÇK, duke qenë një ndër shtyllat e operacionit “Shigjeta”, me të cilin u thye kufiri ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë"
Në përvjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Agim Ramadanit, presidentja e vendit ka përkujtuar shembëlltyrën e tij.
“Heroi Agim Ramadani është simbol i lirisë, guximit dhe përbashkimit. Lirinë e portretizuar me vargje e brushë, e bëri realitet me angazhimin e tij në UÇK, duke qenë një ndër shtyllat e operacionit “Shigjeta”, me të cilin u thye kufiri ndërmjet Kosovës e Shqipërisë. Në 23-vjetorin e rënies, fjalët janë të pakta në krahasim me veprën e heroit të papërsëritshëm. Sot përkulemi para veprës së tij dhe e kujtojmë më respekt heroin që i dha kuptim dhe formë lirisë sonë”, ka shkruar presidentja Osmani në fjalën e saj përkujtimore.
Presidentja ka theksuar se Agimi e realizoi ëndrrën për lirinë që ne të jetojmë të lirë, falë tij e bashkëluftëtarëve.
“Çdo përvjetor do të na sjellë në vëmendje vlerën e lirisë, heroizmin dhe pavdekësinë e tyre! Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Agim Ramadanin!”, ka thënë Osmani.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht Zonat e skive në Parmalet e Fribourg po tërheqin më shumë vizitorë zviceranë që flasin gjermanisht.... -
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit -
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave -
Donacione rekord të flokëve për paruke, pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: 54-vjeçarja në gjyq për ngordhjen e maces së saj











